29,11,2024

Greva e fut në bllokadë totale Aeroportin e Prishtinës, nuk realizohet asnjë fluturim

Must Read
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë që nga ora 08:00 nuk ka ateruar as fluturuar asnjë aeroplan.

Krejt kjo si pasojë e grevës së punëtorëve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) sa i përket Ligjit për Pagat.

Fluturimet dhe aterrimet do të mundë të zhvillohen vetëm pas orës 12:00.

Greva është paralajmëruar që do të vazhdojë, e për këtë i shqetësuar ka reaguar ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili ka thënë se një vendim i tillë për vazhdimin e grevës do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, drejtori i ASHNA-së, u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas.

ASHNA do t’ju njoftojë me kohë për zhvillimet e mëtejme lidhur me mbarëvajtjen e operimeve në ditët në vazhdim.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/greva-e-fut-ne-bllokade-totale-aeroportin-e-prishtines-626584/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img