Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual qe i ka bërë nxënëses nga Drenasi, raporton Insajderi.
Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet. Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij, të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.
Në pranimin e fajit, i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.
Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.
Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht të miturën.
Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.
Për rastin, Prokuroria është informuar nga Inasjderi.
E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinë kosovare.
Deri tash për të kanë reaguar krerët më të lartë të institucioneve shtetërore si dhe janë mbajtur dy protesta. /Inadjeri.com