Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore për masakrën e Reçakut, ka dhënë një mesazh të ashpër për të gjithë ata që do të tentojnë t’i falin tokë Serbisë.
Duke përmendur vendimin për taksën ndaj Serbisë, Haradinaj ka lënë të nënkuptohet që ky vendim do të mund t’ia humbë karrigen e kryeministrit, por sipas tij kjo nuk do ta zmbrapsë atë për të luftuar për të drejtën e shqiptarëve.
Haradinaj ka përmendur mundësinë e rrëzimit të tij nga “fuqia e madhe” dhe “ndërskamcat”, si dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë mund ta çojë edhe në burg.
“Sa të jam në Qeveri po ju premtoj që veç kësaj rruge kam mi grahë, edhe nëse fuqia e madhe e ndërskamcat më rrëzojnë, atëherë edhe jashtë Qeverisë kom mi grah kësaj pune, edhe prej rruge, edhe prej are, edhe prej fushe edhe prej mali po edhe nëse më qojnë prapa grilave edhe prej atjehit kom mi gra, por të drejtën tonë të shqiptarëve nuk ka me mujt askush me lëkundë”, u shpreh Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Pa specifikuar emra, Haradinaj ka thënë se kritikat nuk i kemi prej miqve të Kosovës, por prej brenda, duke lënë të nënkuptohet se gjethçka është duke u “gatuar” brenda institucioneve të Kosovës.
“Nëse vazhdojmë me e forcua Kosovën edhe miqtë kanë me na përkrah. Një pjesë të kritikave nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda prej budallakinave tona. Nuk guxojmë ma tutje me vazhdua me harxhu vetën duhet mu ndal kjo praktikë. Serbia po don me u bo anëtar i BE-së dhe i ka edhe tri vjet, edhe tri vjet Serbia na mbanë neve kështu, por kur vjen 2022 që Serbia me hi në BE është mirë na që mos mu pajtua mos me pranu njohjen reciproke, tash edhe na i kem do vjet, me thanë prit që nuk jemi dakord.. Na skem thanë që nuk shkojmë në dialog pa u kthy trupat e të pagjeturve”, deklaroi kryeministri Haradinaj.
Kryeministri u tregua sërish i ashpër me miqtë e Kosovës, të cilët sipas tij vetëm po i rëndojnë shqiptarët.