27,11,2024

Haradinaj kërkon një tribunal në Hagë për masakrën e Reçakut

Must Read
Në akademinë përkujtimore që është organizuar në nderim të dëshmorëve të rënë në njëzetvjetorin e masakrës së Reçakut, u nderua vepra e gjithë të rënëve për liri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se Reçaku është sinonim i fatit të kombit, pavarësisë dhe lirisë sonë. Sipas tij, njëzet vite më parë dhembjen e kemi kthyer në guxim për liri, ëndrra që janë flijuar dëshmorët e Reçakut është bërë realitet.

Veseli pati një porosi të qartë për të gjithë të pranishmit, ku siç tha ai përderisa kemi përkrahje nga qytetarët dhe fuqi nga zoti, askush nuk mund t’i ndalë.

Ndërsa, në lidhje me dialogun me Serbinë u shpreh se sfida me ta kërkon ballafaqim në mënyrë që të jenë të bashkuar dhe, sipas tij, nuk duhet të ketë grindje të brendshme mes partive politike, pasi sovraniteti i shtetit është i pacenueshëm.

Veseli kishte dhe një kërkesë për partitë politike që të përfshihen në proces derisa nuk do të jetë vonë. Ai foli dhe për Gjykatën Speciale, ku tha se Kosova nuk ka frikë nga kjo, pasi gjithmonë do të dalin faqebardhë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përkujtuar masakrën e Reçakut tha se është shumë e vështirë përkujtimi i kësaj masakre. Pikërisht për këtë, kreu i ekzekutivit tha se vetëm për këtë masakër duhet të bëhen një Tribunal Special në Hagë për Serbinë.

Ndërsa duke folur për Gjykatën Speciale, tha se miqtë ndërkombëtarë po e rëndojnë Kosovën me gjëra të tilla, pasi masakra e Reçakut dëshmon se kush ka kryer krime.

Haradinaj tha se Kosova duhet të mbajë të varur Serbinë duke mos u pajtuar me të.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se masakra e Reçakut është një dhimbje e madhe, mirëpo siç thotë ai vetëm në këtë mënyrë ata do të përkujtohen gjithmonë dhe data 15 janar i vitit 1999 do të mbetet dita e pavdekësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img