26,11,2024

Haradinaj thotë se Amerika është kundër ndryshimit të kufijve, “taksa s’hiqet deri më 2022”

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë orientim të ndërrimit të kufijve apo territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të dalë nga ajo e 17 shkurtit dhe se kushdo që del nga Kushtetuta e Kosovës dhe vepron për ndryshim kufijsh duhet të përfundojë në burg.

“Ne kemi komunikim direkt me administratën e presidentit Trump. Nuk kanë orientim të ndërrimit të kufijve apo territoreve. Por na kanë thënë që mos u bëni paranoik prej frikës që u fol kjo temë e të bllokohen edhe opsionet pozitive. Kam si Kosovë respekt për Amerikën. E kemi shpallur veten shtet më 17 shkurt. Kjo Kosovë ka dashuri për Amerikën. S’mund të dalim nga vetja dhe nga 17 shkurti. S’ka logjikë të dalim nga vetja e të flasim atë temë vetë ne. Kushdo qoftë prej ne. Ne kemi kushtetutë. Nëse delegacioni del nga Kushtetuta, jo që duhet shkarkuar, por duhet t’i qojmë në burg”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka pranuar se në adresë të tij ka ardhur kërkesa nga administrata amerikane për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Kjo kërkesë Haradinaj ka thënë se ka mbërritur përmes ambasadorit amerikan Philip Kosnett. Megjithatë, Haradinaj ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi deri më 2022. Por, taksa do të hiqej sipas tij nëse do të kishte garanci për marrëveshje dhe njohje reciproke për një afat të caktuar.

“Qëndrimi i shtetit amerikan tek unë vjen përmes ambasadorit. Ai ka shprehur qëndrimin e Amerikës për kërkesën për pezullim të taksës që të hapet rruga për dialogun. Duhet ta thonë vet, por me këtë rast për hatër të opinionit po them që po”, ka thënë ai.

Duke folur për refuzimin e vizës nga Amerika, Haradinaj ka pranuar se nuk do të shkojë për Lutjet e Mëngjesit edhe pse thotë se e ka marrë ftesën. Sipas tij, “me klimën e shkaktuar për taksën, këtë herë nuk do të shkoj”.

E ka quajtur legjitime kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo, ndërsa ka mohuar se Amerika mund të marrë masa kundër përkrahjes për Ushtrinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img