Shaqiri ishte bartësi kryesor i lojës sa ishte pjesë e skuadrës së Stoke City. Ai ishte lojtari më i mirë në skuadër dhe e gjithë skuadra pothuajse varej prej tij.
Lambert i cili dështoi ta mbante skuadrën në Premierligë, i ka dalur në mbrojtje të yllit kosovar, pas disa kritikave që i’u drejtuan lojtarit.
“Në 15 ndeshje, asnjëherë nuk kam pasur problem me të. Ai është i mrekullueshëm të punosh me të. Nuk kishim probleme as kur zëvendësohej apo gjëra të tilla. Nuk mund t’ia mohojmë ato që “Shaq” ka bërë për ne. Ishte lojtar i jashtëzakonshëm” ishin fjalët e trajnerit.
Shaqiri ende nuk ka debutuar në Premierligë me skuadrën e Liverpool, në të cilën kaloi gjatë këtij afati kalimtar. /Lajmi.net/
Must Read