27,11,2024

Krim me veteranët e UÇK-së

Must Read

Asnjëherë nuk duhet ndalur së kërkuari pastrimin e listave, nga veteranët e rrejshëm, një dukuri që masa në përgjithësi ka një dakordim, por që ky unitet po i mungon skenës politike, në veçanti partive politike, të cilët për interesa partiake, kanë arritur në opinion e gjerë vendor, e ndërkombëtarë, ta zhvlerësojnë krenarinë e të qenurit ,,Veteranë i UÇK-së”.
E kujt ishte kjo shkollë kaq poshtëruese për luftëtarët e vërtet, apo nga naiviteti, rrëshqiti kjo nga duart e liderëve, për tu bërë pikë atakuese edhe personalitetet të rëndësishme, që dikur shërbenin në radhët e UÇK-së.
Nëpër çdo portal, apo shtyp elektronik e të shkruar, ditëve të fundit nuk shpëton diçka që nuk ju është ndarë për kategoritë të dalura nga lufta e UÇK-së.
Me të drejtë shkruajnë një pjesë e tyre, ndërsa pjesa tjetër, të motivuar politikisht, hedhin akuza mbi veteranët e ndërgjegjshëm, mbi disa komandant që dikur shërbenin në luftë, sot në paqe, për të mirën e përgjithshme të vendit. Po ata luftëtarë, komandant, të cilët kanë ruajtur fytyrat e tyre ndaj këtyre dukurive, në ditët e sotme atakohen, sikur të ishin ata keq bërsi, i këtyre listave.
Asnjëherë deri më tani, nuk dëgjova të jetë drejtuar dikush një kërkese, për publikimin e marrëveshjeve politike, nëse ato do të jenë të shkruara, por jam i bindur se ka të tilla.
Si ka mundësi, të mos ketë marrëveshje politike, e që në lista janë të përfshirë njerëzit, që aktivitetet e tyre i kanë kryer shumë larg Kosovës, ndërsa sot gëzojnë statusin e veteranit. Si ka mundësi, që njerëzit për dekada nuk kanë pasur guxim të hyjnë në Kosovë, madje edhe në shtetet për rreth, sot na qenkan veteran. Kjo është arsyeja, pse duhet të publikohen këto marrëveshje, qoftë të shkruar apo të thëna gojarisht. Përfituesit e statusit të Veteranit të Luftës së UÇK-së, e kanë mjaft mirë të potencuar edhe në ligjin e miratuar për këto kategori.
Cilave parti politike u konvenonte marrëveshje të tillë!, pasi që disa nga këto, brumin e kishin po nga kjo shtresë e shoqërisë, apo ndoshta kjo katrahurë, u konvenonte atyre që nuk kishin guxim të flisnin në emër të luftës.
Kuptohet, fryrja e listave të veteranëve është vetëm një krim, që ju është bërë këtyre njerëzve të ndërgjegjshëm, që dikur ruanin krenarin për atë se çfarë kishin bërë dje për vendin.
Krime ndaj këtyre shtresave të njerëzve janë bërë edhe në forma të ndryshme, madje mos përfshirja e veteranëve në këto lista, konsideroj se është krim në vete, të cilën deri më sot pak kamë dëgjuar të jetë folur.
Largimi i Prokurorit Special, Elez Blakajt, nga posti i tij, me arsyetimin se është ndier i kërcënuar në punën e tij, u përcoll me habi. Cilido që të jetë motivi i vërtetë i dorëheqjes së tij, ai ka lënë pas vetes një dosje të tërë të hetimit, për të cilën shteti duhet ta vendos në pikat prioritare të politik bërjes. Nga hetimi, i zhvilluar deri më tani, asnjëherë nuk është nxjerr një statistikë, e cila është marrë direkt me rajonin e prekur nga kjo dukuri e shëmtuar, pasi që edhe në këtë aspekt, mendoj se është e domosdoshme të proklamohen këto dukuri.
Kush janë fajtorët? – të gjithë duan ta dinë. Së fundmi, për ta bërë gjoja më të besueshëm mashtrimin, zyrtarët e verifikimit të listave – ndër të cilët flitet emri i gjeneralit Agim Çeku, e varësit e tij. Por që mendoj se çdo njëri nga ne është fajtorë. Ende nuk kemi arritur në pikën e kujdesit të lartë, për ti raportuar dukurit e shëmtuara në shtet, për ta ruajtur nga matrapazët e për ta risjell shpresën për jetë të mirë në Kosovë. Po thuaj se nëpër familjet e gjëra, kemi numër të veteranëve, të cilët e dimë se kanë ikur në kohë lufte jashtë vendit, sot gëzojnë statusin, por që asnjëri nuk ka bërë padi për këto raste, qoftë edhe atëherë kur kërkohet që ti ruhej identitetit.
Përmes këtij shkrimi, dua ti paraqesë veteranët, të cilët dikur shërbyen me krenari, e sot nuk janë të përfshirë në listat e veteranëve. Ata edhe në ditët e sotme, deri sa diskutohet mbi këtë çështje kaq të ndjeshme, zëri i tyre është i padëgjueshëm, sepse para se ta kishin prioritet statusin, dikur ata kishin lirin e Kosovës. Të stërvitur, për ta ruajtur shtetin e popullin në përgjithësi, zëri i tyre është i mekur, nuk dëgjohet. Të tillë ka shumë në rrethinën e Ferizajt.
Azman Osmani, i angazhuar që nga ditët e para të fillimit të aktivitetit ushtarak në ZO-të Nerodimës, në periudhën e shtatorit, për shkak të problemeve shëndetësore, lirohet nga shërbimi ushtarak në Jezercë, për të vazhduar aktivitetin e tij nëpër qytetin e Ferizajt, gjithnjë në shërbim të UÇK-së.
Sabri Muharremi, një djalosh ferizajas, që dikur jetonte e vepronte në mërgim. Në kohën e luftës, lëshoi Gjermanin, për të ju përgjigjur thirrjes së atdheut. Fatkeqësisht, Sabriu humbi të drejtën për tu kthyer në Gjermani në vendin e tij të punës, sot jeton në Ferizaj, ku nuk ju është njohur statusi i luftës dhe punon me makinën e tij TAXI, për të nxjerrur kafshatën e gojësh për familjen e tij.
Bafti Bruka, një djalosh nga fshati Greme, komuna e Ferizajt, i cili në moshë shumë të re, në dhjetorë të 1998, i ju bashkua radhëve të UÇK-së, e pas luftës në radhët e TMK-së. Në vitin 2006, Baftiu lenë Kosovën, për të migruar në Austri, për tu bashkuar me familjen e tij, sot nuk e ka të zgjedhur statusin e luftës.
Lulzim Aliu, një djalë nga fshati Bitij, komuna e Shtërpcës, pas masakrës së ndodhur në Reçak, me 15.01.1999, rreshtohet në radhët e UÇK-së, për të shërbyer deri në përfundim të luftës. I gjendur në pozitë të keq pas luftës, Lulzimi migron në Zvicër, ku jeton dhe vepron edhe në ditët e sotme, por që nuk ju është njohur statusi i luftës.
Mos përfshirja e veteranëve të vërtet nëpër lista, është krim në vete, për të cilën konsideroj se dikush edhe duhej të jetë para drejtësisë, për ta prezantuar zëvendësimin e veteranëve të rrejshëm, me ata të vërtetit, të cilët nuk mundën të ishin prezent, në kohën kur është bërë njohja e statusit të luftës.
Shpresoj thellë, se institucionet e vendit, kanë për ta trajtuar këtë shëmti, e cila ka ndodhur me njerëzit e luftës, profiterat, mashtruesit, të sillen para drejtësisë, e të marrin dënimin e merituar, konform ligjeve në fuqi.
Ju që dëshironi të komentoni mbi këto zhvillime, dua të ju drejtohem sinqerisht.
Mos i përbaltni djemtë e vajzat e sinqerta, që dje ishin në gryk të pushkës. Nëse keni emra konkret, për keqpërdorimet që kanë mund ti bëjnë zyrtarët për verifikim, ju lutemi, drejtohuni në organet e drejtësisë. Fyerjet e përbuzjet e disave nga ju, janë bërë të pa durueshme, e që nga paslufta, jeni të vedijshëm që asnjë institucion i Kosovës, apo ndërkombëtarë, nuk është marrë me traumat e mundshme që mund ti kenë ish-luftëtarët e vërtet të UÇK-së.
Edhe unë dua pastrimin e listave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së!……

Ferizaj 27.08.2018 MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë)
Veteranë i UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img