Në një intervistë javën e kaluar, Guardiola e quajti 31-vjeçarin si lojtarin më profesionist që ai e ka menaxhuar. Megjithatë duket se kjo nuk është e mjaftueshme pasi që pritet që ata ta ulin çmimin prej 5 milionë eurove edhe më shumë për shkak të mungesës së ofertave, transmeton Gazeta Express.
Portieri Joe Hart ka qenë i huazuar në Torino dhe në West Ham gjatë dy sezoneve të kaluara, por tani dëshiron të transferohet përfundimisht në një klub tjetër.
“Dua të shkojë përfundimisht në një klub, mendoj se kjo është e qartë. Bëra atë që bëra dy sezonet e kaluara sepse më duhej të luaja në ndeshje që të isha pjesë e skuadrës për Botëror. Dhe shikoni se ku më solli kjo”, është shprehur Joe Hart, i cili nuk u zgjedh nga trajneri Gareth Southgate për të qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Botëror.
“Kam luajtur në nivelin më të lartë të futbollit për një kohë të gjatë dhe kam bërë shumë gjëra në këtë ligë. Unë kam nevojë të jem lojtar i rëndësishëm në një klub dhe mendoj se kjo mund të ndodh vetëm përmes një transferimi”.
Must Read