30,04,2024

Mos të bëhet” luftë” për bajraktarizëm!

Must Read

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, populli i Kosovës maltretohet psiqikisht nga akter të ndryshëm të politikës, e nga individ “ të pavarur politikisht”, “të ditur” (të mençur) .

Po të kthehem në retrospektivë, e t’a kujtojmë formimin e delegacionit gjatë kohës së luftës për bisedime në Rambuje.

Pikërisht, kjo ka qenë edhe atëherë temë diskutimi ,se, kush do duhej shkuar në ato bisedime? Derisa , fuqitë e mëdha e SHBA, ishin që në ato bisedime, dosido do duhej të jenë udhëheqësit e Shtabti të UçK-së. Dhe ashtu u bë! Ata ishin faktor kryesor, e të vetëmit në ato bisedime, pa përjashtuar edhe përfaqsues të rezistencës paqësore në Kosovë.

Kështu vazhdoj edhe pas përfundimit të luftës, sa herë që do duhej biseduar e me marr vendime për Kosovën, populli i saj u maltretua me diskutime të kota, se cili do duhej marr bajrakun (flamurin) e bisedimeve?!
E në kohën kur, vërtetë, po na presin bisedimet përfundimtare të epilogut të këtyre bisedimeve, ne e bëjmë temë diskutimi se kush do duhej t’i udhëheqë këto bisedime.

E kush do duhej të përbëj këtë delegacion?Në vend se, gjithë këtë energji negative që po e shfrytëzojmë, se kush do të marr bajraktarizmin? Këtë energji negative, t’a kthejmë në energji pozitive në të mirë të vendit.

Po, a nuk janë tema të kota, se kush do duhet t’i udhëheq bisedimet përfundimtare me Serbinë? A do duhej në çdo forum, në secilin mjet informimi, qoftë elektronike e të shkruar të diskutohet se kush me i udhëheq bisedimet me Serbinë?

A nuk është kjo për t’u pare, sesa bajraktar që jemi?

Këtu shihet, se sa të përkushtuar që jemi, se cili duhet i pari ta merr flamurin e të thurr “lavde” se; unë e “shpëtova” Kosovën!

Vallë, a po ndodh ky bajraktarizëm edhe te shteti fqinjë, se kush nga t’a do t’i udhëheq bisedimet për Kosovën?!

Pse, jemi kaq të prirë për mbrapshtësi e për humbje kohe, për gjëra të kota?

Derisa, fqinjët tanë, që do të ballafaqohemi në bisedime, projektojnë politika të gënjeshtëra për t’na sfiduar ne në të drejtën tonë. E ne, e ne çfarë po bëjmë?!!! Cili do të shkoj në bisedime për të mbetur në fotografinë “historike”?

A nuk ka qenë tradicionalisht që për ndonjë pajtim të thirret njeriu që ka përvojë /aekspriencë?

E në këte rast, a nuk do duhej të shkonë në bisedime njeriu që ka qenë pjesë e bisedimeve që nga fillimi për Kosovën?

A , më nuk po i besohet këtij njeriu se “mundet me tradhtu”, e “mundet me nda Kosovën, e me shitën Trepcën”?

Shtrohet pyetja, pse gjithë këto polimika, sa diskutime mediatike, sa fjalosje në Kuvendin e Kosovës, e çka jo tjetër? Kur të gjitha munden të përmblidhen në një letër rekomandim për delegacionin, e në veçanti për udhëheqësin e bisedimeve, që do të zhvillohen së shpejti.
Të caktohen pikat nga të cilat nuk do duhej të lëviz për asnjë milimetër, për ato që po flitet gjithandej. Pse, mos të formohet një komesion, një forum apo çfarë do që të quhej, nga pozita e opozita, e bashkarisht ta formojnë një platformë me pika të caktuara nga të cilat për asnjë çmim nuk do duhej lëviz? Pika rokomanduese për delegacionin, e në veçanti për prijësin e delegacionit.

Derisa ne shpenzojmë kohë koti e merrem me vetën, se kush do duhej shkuar në bisedime, Serbia, që ka bë masakra e gjenocid në Kosovë themelon institute të ndryshme për të hartuar dokumente false për Kosovën.

E ne, e ne çfarë po bëjmë?

Po merrem me veten, po merrem me bajraktarizëm!
E krejt në fund, a nuk do të ishte mirë dhe e nevojshme, mandej edhe e mundshme të realizohet puna kërkimore për ato që kane ndodh në Kosovë?!

Edhe pse vonë, por ma mirë dikur se asnjeherë, të formohen depertamente në kuadër të disa ministrive që të bëjnë grumbullimin e fakteve për ato që ka bë pushtuesi në Kosovë. P.sh. Ministria e Arsimit të ketë një depertament (e ky depertament nga secila drejtori e arsimit në Komuna të Kosovës të kërkoj të dhëna ( pa bë shpenzime shtesë mandej) që të bëj grumbullimin e fakteve që nga koha kur nxënësit shqiptarë janë larguar nga dyert e shkollave, kur nxënësit shqiptarë janë helmuar në shkollë, gjatë luftës sa nxënës janë vra e masakruar, sa shkolla është shkatruar e djegur?

Ministria e Diasporës ti mbledhë gjithë ato fakte se si të rinjët shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak u kthyn në arkivole, e as nuk i lejonin arkivolet t’i hapnin familjaret e tyre. E, edhe kjo ishte pasojë e shpërnguljës së të rinjëve shqiptarë nga atdheu i tyre.

Sa shpërngulja ndodhi gjatë dhe para luftës në Kosovë?
Ministria e Mirëqeniesë Sociale të bëjë identifikimin për secilën shtëpi të djegur e të shkatruar gjatë luftës, qoftë edhe për bagëti e ahër të tyre.

E të gjitha këto të ekipe të dokumentojnë e të shpalosin gjithë andej botës, në institucione e universitete të ndryshme të botës atë cfarë ndodhi në Kosovë.

Pse, mos të tregohen edhe vrasjet e femijëve serb nga vetë ata në mënyrë që t’u lihet shqiptarëve që i kanë vrarë, gjë që i patën burgosur e denuar disa shqiptarë për këtë rast. (e kemi fakte që e kanë pranuar këto vrasje i ka bë vetë shteti Serb).

Prandaj, të gjitha përplasjet për bajraktarizem janë të neveritshme dhe maltretim psiqik.

Uleni tensionin politik e ndihmoni me të gjitha forcat këtij procesi që të përfundon në të mirën e Kosovës e mos të vrapojm pas bajraktarizmave.
Shkruan: Hanife Salihu, nënkryetare e GD- të Kosovës dhe Kryetare e GD- Ferizaj (shkrimi është mendim i saj individual)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img