27,11,2024

Edhe çka duhet të dihet për Dëshmorin Nazmi Ukësmajli ?

Must Read

Dëshmori Nazmi Ukësmajli ra heroikisht në një betejë me forcat serbe më 16 korrik të vitit 1998 te Bashkimi i lumenvjve në Grykën e Jezercit. Në këtë përleshje ishte plagosur komandanti i Nënzones se UCK-së, Gjenerali Ymri Ilazi- Ferri.

Rizah Reshani

Nazmiu është dëshmori i parë i lirisë i ZO të UCK- së së Nerodimes. Për këtë arsye në shenjë nderimi të sakrificës së parë, 16 Korriku është shpallur Dita e Veteranit të UCK- së për komunën e Ferizajt.
Të gjitha këto kanë qenë të ditura edhe deri më tash. Por, ajo që dihet e nuk është spikatur ështe fakti se kush e solli me 20 korrik trupin e dëshmorit nga morgu i spitaliit të Prishtinës për ta varrosur në vendlindjen e tij në Jezerc. Meqë, trupin e dëshmorit e kishin marrë forcat serbe, me 19 korrik për ta nxjerrë nga spitali me veturën e veprimtarit tash më të ndjerë Hyzri Varoshi kemi shkuar Prof. Sahit Salihu nga Ferizaj, Destan Ukzmajli po nga ky qytet, arsimtari Xhemajl Ukëzmajli nga Jezerci dhe unë, që në atë kohë punoja ende si koorrespondent i ” Rlindjes ” në Ferizaj.

 

Identifikimin e kufomës në morg e ka bërë arsimtari Xhemajl Ukzmajli që ishte edhe kusheri me dëshmorin Nazmi, kuse autopsinë e ka bërë mjeku shqiptar Tefik Gashi, i cili na ka ndihmuar shumë që ta ta nxjerrim trupin e dëshmorit, meqe spitali ishte i administruar nga serbët. Me veturen e xhamisë së madhe dhe shoferin Fatmir trupi eshte sjellë ne Ferizaj në orët e mesnatës së 19 korrikut dhe gjatë tërë natën atë në oborrin e xhamisë e ka ruajtur arsimtari Xhemajl.
Ndërkohë, po atë ditë, prof. Sahiti, Hyzriu dhe unë me veturen e Hyzriut nër Petrovë kemi shkuar në Llanisht e Budakovë për t’i njoftuar njësitet e atjeshme të UCK- së pë pjesëmarrje në varrimin e dëshmorit. Ushtarët e parë të UCK-së i kemi takuar te Udha e Mullinit të Reshanëve të Greiçecit në Grykën e Topilles. Në Budakovë kemi mberritur në mbrëmje nën breshërinë e granatimeve të forcave serbe. Pasi jemi takuar me ushtarët e Batalionit të UCK ‘-se dhe i kemi njoftuar oër varrimin e Nazmiut, jemi kthyer ne Llanisht ku na ka pritur e nderuar Komandanti i pikës së Llanishtit, Xhemail Rexhaj, tash dëshmor i Kombit. Unë dhe prof. Sahiti kemi bujtur aty gjatë një nate pa gjumë mbushur me mikpritjee biseda për luften me Komandant Xhemën, te cilin unë e kisha edhe mik shtëpie.
Të nesërmen jemi nisur nëpër shpatijet e Llanishtit për Jezerc kurse ne Devetak ushtarët e Jezercit kanë dalur dhe me traktor na kanë bartur deri te lagjja Ukzmajli ku ishte organizuar varrimi meqe trupi i dëshmorit me veturën e xhamisë nëpër Nerodime dhe nën mbikqyrjen e Xhemajl Ukezmajlit kishte arritur në familje.
Fjalën lamtumirse e kam mbajtur unë sipas një urdhëri gojor të Komandantit Shukri Buja,i cili kishte organizuar mirë varrimin dhe kishte bërë sistemimin e njësiteve të UCK-së meqë oircat serbe kishin tentuar që të shfrytëzojnë varrimin dhe t’ i thyejnë pikat e qëndresës së UCK-së. Falë qëndresës titanike të ushtarve të lirisë këtë nuk e kishin arritur.
Varrimi është bërë nën vëzhgimin e helikopterëve të forcave serbe. Në të veç ushtarëveve të lirisë, kanë marr pjesë edhe bashkëfshatarë të Nazmiut si dhe shumë qytetarë nga Ferizaj dhe fshatrat përreth.
Atë natë me disa shokë kemi bujtur në shtëpinë e Nazmi Hajdarit, mikut tim të shtepisë e cila ishte shndërruar në fole të UCK së. Nazmiu me nipa të nesërmen na ka përcjellë me traktor nën breshërinë e granatimeve serbe deri të shtepia e Smajl Hysenit. Po atë ditë në mbrëmje me telefon fiks nga shtepia e Hyzri Varoshit kam raportuar për varrimin e Dëshmorit për edicionin qendror të lajmeve të TVSH- së.

 

Ndonëse kthimi i trupit të dëshmorit për familjen konsiderohej si lindje e dytë e Nazmiut, për ne ishte një borxh i vogël në krahasim me sakrificën e tij heroike.

Lavdi sakrifcës së Dëshmorit Nazmi Ukësmajli !

Lavdi veprës së gjithë dëshmorëve të lirisë !

Rizah Reshani, 18 korrik 2018 , Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img