27,11,2024

LËRINI FËMIJËT TË JENË FËMIJË

Must Read

LËRINI FËMIJËT TË JENË FËMIJË
(reflektim)

Po ecja sheshit të qytetit me mendje të turbulluar, pak nga vapa, pak nga angazhimet e papërfunduara, kur një e qarë e dhimbshme e një foshnje mërrëqethi trupin.Rrotulloj kokën për të parë se prej nga vjen zëri… kur në argjendarinë anash shoh një grua (me siguri e ëma) që po e mbante në prehër një foshnje 7-8 muajshe, e cila përpëlitej për t’u shpëtuar duarve të xhaxhit që me vështirësi të madhe i kapi veshin për t’ia shpuar.
Kalova edhe një pjesë të rrugës duke ndjerë trupin që më dridhej e në vesh ende më kumbonte ajo e qarë… njëmijë mendime më kalonin nëpër kokë e asnjëprej tyre nuk gjente dot përgjigjen e pyetjes që vlonte brenda meje: Po pseee?? Pse është e nevojshme diçka e tillë ? A është e domosdoshme që një bebe të mbajë në veshët e saj diçka të “çmuar”?E kush mund të jetë më e çmuar për një foshnje se sa pafajësia e çiltërsia që e karakterizon??
Ne, të mëdhenjtë, vuajmë pikërisht për ato karakteristika fëmijërore, që na u zbehën me kalimin e viteve duke u lënë vend gjërave të tilla boshe, gjërave të tilla materiale si ari e argjendi në këtë rast, pas të cilave ngarendim, duke harruar se ato nuk arrijnë dot t’i mbulojnë mangësitë tona.
Lërini fëmijët të jenë fëmijë… lërini “zbukurimet” e tilla… Po me atë këmbëngulje që i mbani duart e vockla tëfoshnjës ashtu që shpuarja e veshëve të përfundoj me sukses, po me atë këmbëngulje punoni fort, e me vendosmëri në mbjelljen e shprehive dhe virtyteve të mira te fëmijët tuaj.Për secilin prej nesh është në dorën tonë se çfarë qëllime i vendosim vetes, e poashtu është në dorën tonë se çfarë modeli duam t’u japim fëmijëve tanë. Duam të bëjnë diçka të vlefshme në jetën e tyre apo t’u bashkohen turmave pa një ide e synim të caktuar ??
Arrita pothuajse tek banesa ku jetoj, kur një dorë e vockël më tërhoqi krahun: “mam, po m’shtlëngon dorën”… u ktheva në realitet… kisha bërë tërë rrugën si e përhumbur nëpër mendime të tilla,e nga pamundësia për të ndryshuar diçka të tillë, kisha kapur dorën e Mirit (djalit tim) dhe po e shtrëngoja… doja ta mbaja fort, ta mbaja e ta mbroja prej këtyre të këqijave që kanë kapluar njerëzimin, ta mbroja nga kjo botë e antivlerave në të cilën po jetojmë.
“Më fal zemër”- ia ktheva – “ja arritëm”.

Abetare Ajvazi – Shaqiri
14.07.2018
Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img