28,11,2024

Këshilltarja e Haradinajt: Falë kryeministrit, Serbia e Rusia nuk arritën të suspendojnë Kosovën nga OBD

Must Read

Meliza Haradinaj-Stublla, Këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se falë insistimit të shefit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, sot Rusia e Serbia nuk arritën të suspendojnë statusin e Kosovës si anëtarë e plotë në këtë organizatë.
Ajo është shprehur se ishte kryeministri Haradinaj që insistoj që Kosova duhet të ushtrojë të drejtat të plota gjatë votimit të Sekretarit të Përgjithshëm në OBD, ashtu siç i takon një shteti sovran dhe të pavarur, transmeton Indeksonline.
Postimi i saj i plotë:
Kur mendohej se mund të taktizohej duke njohur idenë e dyshimit për ekzistencën e Kosovës, Kryeministri Haradinaj insistoi që Kosova duhet të ushtrojë të drejtat e saja të plota gjatë votimit të Sekretarit të Përgjithshëm në OBD, ashtu siç i takon një shteti sovran dhe të pavarur.
Falë këtij insistimi, Rusia e Serbia nuk arritën të suspendojnë statusin e Kosovës si anëtare e plotë në OBD.
#KosovaQëDuam./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img