28,08,2025

I jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

Must Read

I është dhënë pasditen e sotme lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Njeriu që bëri shumë për sportin tonë, njeriu që shihet si më meritori që sot Kosova është e anëtarësuar në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA, është varrosur me shumë nderime në varrezat e Prishtinës.

Në ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit, personalitete të jetës publike të Kosovës, si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 57-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtize flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

Gjithashtu, homazhe njeriut që e promovoi Kosovën në tërë botën përmes futbollit, iu dhanë edhe në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/i-jepet-lamtumira-e-fundit-fadil-vokrrit-546578/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img