19,12,2024

Biblioteka që mbeti pa libra

Must Read

Një minibibliotekë e cila u hap në qendër të qytetit shumë shpejt mbeti vetëm si një tentim i një iniciative të mirë nga të rinjtë e organizatës Ri’Fer nga Ferizaj.
Qëllimi i këtyre të rinjve ishte që të ofrojnë librin sa më afër lexuesve dhe ta kenë atë pa ndonjë procedurë dhe humbje kohe. Por si duket kjo u keqpërdor dhe shumë shpejt mbeti pa asnjë libër. Se kush i mori librat dhe pse kurrë nuk u kthyen ato askush nuk e din.
Për këtë edhe themeluesit e kësaj minibiblioteke nga organizata Ri’Fer kanë reaguar duke bërë apel tek qytetarët që të kthejnë librat si dhe te dashamirët e librit që të dhurojnë libra në mënyrë që kjo minibibiliotekë sërish të kryej funksionin për çka ishte destinuar.

Edhe Driton Nuha Drejtor i OJQ-se Ri’Fer ka shprehur habinë për zbrazjes e kësaj minibiblioteke dhe mos kthimin e librave nga qytetarët.
“Nuk ka shumë kohe që ne si OJQ kemi hapur minibibliotekën e pare publike në sheshin e qytetit,e kemi mbushur me libra nga donatorë të ndryshëm e nga vete vullnetaret e OJQ-së tonë me shumë mund e punë por me shumë vullnet sepse shpresonim që librat të lexoheshin e ktheheshin,të rritej vetëdijesimi për leximin,e përgjegjshmëria të ishte në nivel sa i përket asaj që minibibliotekën e kishim vendosur si publike dhe në shfrytëzim për të gjithë qytetarët.Por pas pak kohe ajo minibibliotekë e mbushur me libra tashmë është e thatë e ka vetëm drunjtë e raftit përderisa libraritë private të qytetit janë mbushur me libra të firmosura e të vulosura nga Ojq-ja jonë.E papërgjegjësinë, mungesën e vetëdijesimit po ua lëmë vetë kryesve të veprës. Mirëpo ne si OJQ sërish po përpiqemi dhe bëjmë apel të gjithë donatorëve për rifunksionimin e minibibliotekës publike duke e mbushur serish me libra.Të gjithë ata që dëshirojnë me kontribua për të funksionuar përsëri bibloteka le të na kontaktojnë ne” ka thënë Driton Nuha Drejtor i OJQ-se Ri’Fer

Kështu dukej biblioteka në ditën e përurimit.

Hapet biblioteka në qendër të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img