Bërja e banjës çdo ditë, mund të rrisë rrezikun e infeksioneve te njerëzit, paralajmërojnë ekspertët.
Larja çdo ditë mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke shkaktuar atë të bëhet më e thatë dhe e plasaritur, kështu lejon edhe mikrobet për të hyrë brenda lëkurës, thotë ekspertja Elanie Larson nga Universiteti Columbia.
Ajo shton se shumica e njerëzve lahen çdo ditë me qëllimin e vetëm që të zvogëlojnë rrezikun e tyre të sëmundjeve.
Doktorri, Brandon Mitchell, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Xhorxh Uashingtonit, shton se larja heq vajin natyral të lëkurës, kështu mund të prishen edhe “bakteret e mira” që mbështesin sistemin imunitar të njerëzve.
Sipas dr mitchell, banja vetë një herë në javë ose dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar: “Një dush ditor nuk është i nevojshëm”./Indeksonline/