Secili nga prindërit kujdeset që fëmija i tij të rritet në mënyrë sa më të shëndetshme, por për të arritur këtë, një ndër faktorët që ndikon drejtpërdrejtë është edhe mënyra e të ushqyerit.
Në mënyrë të veçantë, pesha e fëmijës deri në moshën 7 vjeç rritet nga 2-2.5 kg në vit, ndërsa gjatësia nga 7-7.5 cm.
Vaktet e fëmijëve duhet të përbëhen prej ushqimeve të pasura me proteina, kalcium, hekur zink, e shumë minerale të tjera.
Më poshtë lexoni disa prej ushqimeve më kryesore që ndihmojnë në zhvillimin fizik dhe psikologjik të fëmijëve:
Ushqimet e pasura me proteina që rekomandohen për nxitjen e gjatësisë janë: mishrat e kuq e pa dhjamë (viçi, derri), mishi i pulës, peshqit (që konsumohen me hala), bishtajoret, vezët, dhe produktet bulmetore të skremuara.
Ushqimet e pasura me kalcium janë: djathi, qumështi, kosi, sardelet, salmoni, midhjet, fiqtë, bajamet, patatet, brokoli, bishtajoret, perimet jeshile dhe frutat e thata.
Ushqimet e pasura me hekur janë: të brendshmet e pulave, mishi i kuq, mëlçia, drithërat, fasulet, arrat, vezët, bizelet, fiqtë, spinaqi, brokoli etj.
Ushqimet e pasura me zink janë: mëlçia, mishi i viçit, mishi i pulës, bizelet, drithërat, gruri.
Ushqimet e pasura me vitaminë A janë: kungulli i njomë, spinaqi, karotat, brokoli, mëlçia, patatja e ëmbël, radhiqet e gjelbra.
Ushqimet e pasura me vitaminë C: perimet, portokajt, limonat, specat, shpargu, lulelakra, brokoli, papaja, luleshtrydhet.
Ushqimet e pasura me vitaminë D janë: qumështi, djathi, gjalpi, vezët, mëlçia, mishi i lopës, mishi i viçit, sardelet, toni, salmoni, margarina./noa.al/