Mos ia lini fajin gjenetikës së keqe, këtë herë justifikim nuk keni.
Pastën për dhëmbë mund ta bëni vetë nga vetëm pak përbërës natyralë, transmeton Telegrafi.
Ju nevojiten:
– 4 lugë kalcium pluhur,
– 1 lugë stevia,
– 1 lugë sodë bikarbon,
– ¼ lugë vaj kokosi.
Mënyra e përgatitjes:
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni pastën, në përzierje duhet të mos mbetet asnjë kokërr.
Shfrytëzojeni si zëvendësim për pastën të cilën e përdorni zakonisht.
Kushtoni kujdes:
Pasta nuk bënte përdoret 30 ditë me radhë, sepse ka veprim të fortë abraziv.
Më së miri do të ishte që ta kombinoni me pastën e blerë në dyqane. Shtatë ditë pastë të blerë, shtatë ditë pastë shtëpiake.
Provoni të përdoroni vaj e kokosi. Vaji i kokosit është i njohur në gjithë botën, andaj mund ta gjeni në çdo dyqan.
Pos që është i shëndetshëm për kurën e trupit, është i shëndetshëm edhe për kurën e dhëmbëve.
Provoni që me vaj kokosi të lyeni dhëmbët, vaji mbron dhëmbët nga prishja, eliminon bakteret nga dhëmbët dhe natyrshëm i shëron.
Përgatitja:
Qitni një lugë vaj në gojë dhe mbajeni rreth 20 minuta, derisa pështyma të bëhet e bardhë.
Mos e përpini vajin, pas tretmanit pështyjeni.
Ky vaj eliminon bakteret dhe pengon prishjen e dhëmbëve. /Telegrafi/