Zonja e parë e Finlandës, Jenni Haukio, ka sjellë në jetë një djalë, duke bërë kështu presidentin finlandez Sauli Niinisto, edhe një herë prind
Ndonëse gëzon një post të lartë shtetëror, gruaja e presidentit të Finlandës ka lindur në spitalin publik të Helsinkit dhe kjo po mirëpritet shumë nga opinioni, njofton Klan Kosova.
Zyra e presidentit tha se zonja e parë Jenni Haukio dhe foshnja e porsalindur ishin me shëndet të mirë, duke shtuar se Niinisto ishte i pranishëm gjatë procesit të lindjes së gruas së tij.
Çifti u martua në vitin 2009.