28,11,2024

Kush po i blen këmbët e pulave në tregun e Fushë Kosovës dhe për çfarë qëllimi?

Must Read

Një ditë më parë ishte raportuar se në tregjet e Fushë Kosovë po shiten këmbë të pulave me qëllim të prodhimit të produkteve ushqimore si sallamat e pashtetat. Mirëpo, zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se asnjëherë nuk kanë hasur në produkte ushqimore të cilat janë prodhuar në këtë mënyrë. Gazeta Express ka qëndruar sot tek tregu në Fushë Kosovë ku disa shitës kanë thënë se këmbët e pulave po shiten për ushqim të qeneve.

Tregjet e Fushë Kosovës janë të stërmbushura me produkteve të shumta të tekstilit, kafshëve e deri te veturat. Po shkuat në njërin nga këto tregje të cilët zakonisht qëndrojnë të hapura të dielave dhe të martave në mesin e gjithë këtyre mund të shihni teksa shiten edhe këmbë të pulave, për të cilat së fundmi është raportuar se po shiten me qëllim për prodhimin e sallamave dhe pashtetave, që do të ndikonte në shëndetin e konsumatorit.

Express sot gjatë ditës ka qëndruar në njërin nga këto tregje për të kuptuar se për çfarë shiteshin në të vërtetë.

Mirëpo, sipas një shitësi të pulave i cili nuk preferoi të tregonte emrin e tij, blerja e këmbëve të pulave bëhet për një qëllim krejtësisht tjetër.

“Veç sikur të kishit ardh pak ma herët, plot kishit pas gjet se tash janë shit. Të dielën te tregu i kerreve gjeni plot këmbë të pulave”, pohoi ky shitës sipas të cilët ata që i blejnë më së shumti janë ashkalinjtë për të ushqyer qentë.

Një ditë më parë kishte qarkulluar një lajm sipas të cilit këto këmbë të pulave bliheshin me qëllim të prodhimit të produkteve ushqimore siç janë sallamat e pashtetat dhe se blerja e tyre kushtonte vetëm dy euro.

Mirëpo, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinar, tha për Express së asnjëherë nuk kanë hasur në produkte ushqimore të cilat prodhohen nga përdorimi i këmbëve të pulave.

“Në bazë të planit vjetor për kontrolle dhe mostrim,   jemi duke inspektuar fabrikat e përpunimit të mishit në gjithë territorin e Republikës se Kosovës në vazhdimësi,  gjatë kontrolleve të rregullta asnjëherë nuk është hasur ne  përdorim të këmbëve e pulave për prodhim të produkteve ushqimore. Andaj bazuar në te gjeturat tona nga terreni informatat janë të pa bazuara”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, tregjet nëpër komuna funksionojnë dhe kontrollohen nga autoritetet lokale pra nga vet komunat.

Ky lajm duket i pabesueshëm edhe për Selatin Kaçanikun nga shoqata “Konsumatori”.

“Tingëllon si lajm i pabesueshëm dhe i paimagjinueshëm. Nuk mund ta logjikoj se diç e tillë mund të ndodh. Nëse ndodh mendoj se duhet kërkuar veprim të  menjëhershëm nga AUVK-në dhe të gjithë mekanizmat tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë nëse produktet ushqimore prodhohen në këtë mënyrë, Kaçaniku bën thirrje për bojkot të produkteve.

“Nëse ka të ngjarë atëherë duhet informuar e vetëdijesuar qytetarin konsumator për kujdes e bojkot të produkteve të tilla”, u shpreh Kaçaniku

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorit gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit./A.S//Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img