Ferizaj.20.01.2018. Komuna e Ferizajt përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët se përkundër faktit që kanë trashëguar një proces tenderues të pa përmbyllur për pastrimin e rrugëve nga bora është në gjendje gatishmërie dhe po bën përpjekje maksimale për menaxhimin e saj.
“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se përkundër faktit që kemi trashëguar një proces tenderues të pa përmbyllur për pastrimin e rrugëve nga bora është në gjendje gatishmërie dhe po bën përpjekje maksimale për menaxhimin e saj përmes veprimeve konkrete në terren për të mundësuar qarkullimin pa pengesë të qytetarëve dhe automjeteve. Ju njoftojmë gjithashtu se vlerësuar sipas raporteve në terren, të gjitha rrugët në zonën urbane dhe rurale janë të kalueshme dhe po mirëmbahen në kohë reale. Lusim qytetarët që për shkak të motit të ligë, të shmangin vendkalimet e rrezikshme në afërsi të zonave malore në territorin e komunës së Ferizajt” thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt