21,12,2024

Si duhet të jet shkolla, arsimi dhe vetëdija e nxënësve për mësimnxënie

Must Read

Shkruan:Fatbardha Kastrati

Ndoshta arsyeja pse zgjodha të shkruaja rreth kësaj teme është një shkrim rreth të cilit ma dërgoi Prof.Hyzri Salihu rreth shkollave në Japoni. Ne shumica jemi në dijeni se japonezët janë ata të cilët sa i përket arsimit janë në shkallën më të lartë të zhvillimit, ata janë të njohur për inteligjencën e tyre, shëndetin e fortë, mirësjelljen dhe mirëqenien.
Arsyeja pse ky komb është aq unik dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës është se ata kanë një sistem edukimi mjaft të veçantë.
Në shkollat fillore në Japoni deri në klasën e katërt (mosha 10 vjeçare) ata nuk kryejnë asnjë provim,ata thjeshtë bëjnë disa teste të vogla. Besohet se qëllimi i edukimit për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykoj njohurit, por të nxis sjellje të mira dhe të zhvilloj karakterin e tyre. Fëmijët mësojnë se si të jenë bujarë, të dhembshur dhe të përulur. Përveç kësaj fëmijëve u mësohen cilësi të forta si kurajo, vetëkontroll dhe mbi të gjitha drejtësia.
Ata në përgjithësi kanë të veçantë mënyrën e sistemit arsimor kur në këtë sistem bënë pjesë edhe pastrimi i ambientit. Kjo gjë i mëson ata se si të punojnë në ekip dhe të ndihmojnë njeri–tjetrin. Përveç kësaj duke shpenzuar kohë duke u përpjekur për të pastruar,larë dhe fshirë,i bënë fëmijët të respektojnë punën e tyre dhe punën e të tjerëve.
Tani shtrohet pyetja se pse në Kosovë nuk ka një sistem të tillë arsimor?
Duke filluar se rreth çështjes së arsimit qeveria nuk ka shpallur dhe aq interesim të madh. Ata në të vërtetë kanë harruar se arsimi dhe kultura është njëra ndër çështjet kryesore që ndikon edhe në zhvillimin e popullsisë dhe vet shtetit shqiptarë.
Duke e anashkaluar çështjen e arsimit udhëheqësit e shtetit tonë kanë harruar se po e anashkalojnë edhe përparimin e vet vendit tonë. Duke filluar që nga shkollat fillore sistemi i mësimit është i dobët ndoshta një ndër arsyet kryesore pse po ndodh kjo është vet udhëheqja e dobët e institucioneve arsimore.

1. Nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës punojnë një numër i konsiderueshëm mësimdhënësish të padiplomuar, ose të diplomuar në format më të këqija të mundshme. Por, ka edhe shumë mësimdhënës, të cilët edhe pse janë të diplomuar nuk punojnë sa duhet me nxënësit, ose të tillë që vejnë në shkollë vetëm sa për të kaluar kohën! Asnjë veprim nuk është ndërmarrë në këtë drejtim nga Ministria e Arsimit.
2. Drejtorët e shkollave nuk janë zgjedhur si rezultat i asaj që e meritojnë të jenë drejtorë, por ata i ka zgjedhur politika ditore! Në të njëjtën formë janë zgjedhur edhe shumica e drejtorëve të Drejtorive Komunale për Arsim! Është gabim shumë i madh që tek ne posti i drejtorëve komunalë të arsimit është post politik .Kjo praktikë duhet të ndryshohet patjetër në qoftë se duam cilësi! Nuk na duhen drejtorë të pa aftë për mbarëvajtjen dhe organizimin e punës dhe drejtorë që nuk i do njeri, të cilësdo parti politike qofshin ata!
Por mbi te gjitha a ndalet dikush te beje pyetjen pse ?Nga po vjen ky problem këta faktor burim nga ku janë?
Ndoshta do të ishte mirë të kemi reforma të reja,hapat e parë ndoshta duhet të jenë përforcimi i shkollave profesionale ato kanë kapacitet te drejtojnë nxënësit qysh në shkolla te mesme drejt zanateve drejt profesioneve si p.sh bujqësia,teknika,muzika e te tjera.Me pas hapat e tjerë qe duhet te merren është kujdesi i shtuar i fëmijëve qysh në moshë të vogël ne hapat e parë të shkollimit. Kështu ndoshta duke filluar nga gjera te vogla do te arrijmë të paktën suksese te nivelit mesatar,te paktën duhet te përpiqemi ngase kjo rruge do ten a dërgoj në një pjesë më të mirë për ne dhe për gjeneratat me radhë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img