19,12,2024

Gjyshja e mamit apo e babit, kush duhet më shumë? Ja ç’thonë psikologët

Must Read

Sipas disa studimeve që përcjell një portal italian (passionemamma), gjyshja nga ana e nënës është më e rëndësishme për fëmijën se ajo nga ana e babait. Kjo gjë ndikohet nga disa faktorë dhe le të shohim cilët janë ato.
Përse gjyshja e mamit është më e rëndësishme?
• Për forcë të zakonit fëmija do të kalojë më shumë kohë me gjyshen e mamit duke qënë se edhe vetë nëna e re do të preferojë të kalojë më tepër kohë me nënën e saj. Do të kërkojë ta shoqërojë gjatë ekografisë, në momentin e banjos së fëmijës, do t’i kërkojë ta ndihmojë me fëmijën etj. Vetvetiu krijohet një raport më i thellë.
• Gjyshet e mamit shpesh janë më të disponueshme. Sipas disa studimeve ato janë më të gatshme të mbajnë nipërit dhe mbesat. Në momentin që ato e shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi ofrohen direkt për ta ndimuar.
• Që në momentin e lindjes ato e shohin nipin dhe mbesën si fëmijën e tyre. Pra ai fëmijë ka ardhur në jetë nga vajza e tyre dhe jo nga një “e panjohur” që tashmë është gruaja e djalit. Gjyshet e babait duan pak kohë të mësohen me idenë dhe të krijojnë një lidhje të mirë me fëmijën. Megjithatë kjo nuk është absolute.
• Gjyshja e mamit ka një rëndësi gjenetike. Ajo ka mbajtur në trupin e saj ovocitin e nënës, prej së cilit u krijua veza dhe më pas fëmija. Në momentin që gjyshja ka qënë shtatzanë me nënën e bebes, ovocitet e saj ishin formuar.
• Shpesh nënat kanë më tepër besim tek mamaja e tyre. ato e dinë si sillet nëna e tyre sepse prej saj janë rritur prandaj është normale që të ndiejë më tepër besim se tek vjehrra. Kjo është një nga arsyet se përse nëna e re preferon që nëna e saj të kujdeset për fëmijën dhe për pasojë marrëdhënia e fëmijës me të do të jetë më e fortë. pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img