10,09,2025

Kujdes! Ky veprim i përditshëm rrit në mënyrë drastike rrezikun e goditjes në zemër

Must Read

Anashkalimi i mëngjesit rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, ka zbuluar një studim i ri. Ekspertët kanë zbuluar se personat që shmangin vaktin e parë të ditës janë dy herë më të rrezikuar t’i kenë enët e gjakut të bllokuara me pllakëza bakteriale. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje kufizon rrjedhjen e oksigjenit dhe gjakut në organet jetësore dhe rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut. Ky është shkaktari kryesor i atakut në zemër dhe goditjes në tru. Mbi 1 në 3 persona shmangin rregullisht mëngjesin. Kjo bën që ata të hanë më shumë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme në pjesën tjetër të ditës. Vaktet e munguara alternojnë balancën hormonale të trupit dhe orën e brendshme, duke shkaktuar dëme në shëndetin në përgjithësi. Hulumtuesit shkencorë spanjollë dhe amerikanë ndoqën më shumë se 4000 zyrtarë të moshës së mesme për gjashtë vite. Një në 5 persona konsumonin një mëngjes të bollshëm që i kalonte 400 kalori, ndërsa pjesa më e madhe e niste ditën me diçka të vogël. Rreth 3% e pjesëmarrësve në studim e anashkalonin fare mëngjesin. Pasi kryen të gjithë eko për të parë gjendjen e enëve të gjakut, shkencëtarët zbuluan se personat që e anashkalonin mëngjesin ishin 2.6 herë më shumë të rrezikuar nga arteroskleroza, krahasuar me ata që konsumonin gjithmonë mëngjes. Ekspertët thonë se ky studim vërteton që mëngjesi është realisht vakti më i rëndësishëm i ditës. Autori kryesor i studimit, dr. Jose Peñalvo, nga Universiteti Tufts, në SHBA, thotë: “Përveç lidhjes së drejtpërdrejtë me faktorët e rrezikut kardiovaskular, anashkalimi i mëngjesit mund të jetë një shënjues për dietën ose mënyrën e jetesës së pashëndetshme në përgjithësi”. “Anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë çrregullime hormonale dhe të alternojë ritmin kardiak (orën e brendshme)”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img