Besnik Berisha kandidat për kryetar të Ferizajt nga Nisma për Kosovën ka thënë se qëllim parësor i tij dhe i partisë së tij është luftimi i korrupsionit.
Ai në debatin për komunën e Ferizajt në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se pa e luftuar korrupsionin nuk do mund të punohet në asnjë fushë tjetër.
Berisha ka thënë se ata do i kushtojnë rëndësi të madhe transparencës, pasi që sipas tij Ferizaj ka pasur mjaft shumë projekte por ato janë keqpërdorur.
Gjithashtu në projektin e tij politik ai ka thënë se përfshihen edhe ndërtimi i impianteve, kanalizimit si dhe ndërtimi i çerdheve.
Berisha në “Tribunë Zgjedhore” ka premtuar nga një vend pune për një anëtar të çdo familje skamnore në Ferizaj.
Ndërsa gjithashtu ka thënë se do e ulin numrin e papunësisë.