21 shtator 2017.
Sot PAI-ja dhe kandidati për kryetar komune për Ferizaj ,Qazim Rahmani, së bashku me ekipin e tij, fushatën elektorale për zgjedhjet lokale e ka hapur duke bërë homazhe tek varrezat e deshmorëve në Ferizaj.
Rahmani tha se ky është vendi ku duhet sicili nga ne të respektojmë dhe të kujtojmë dëshmorët.
“Çdo pikënisje e jonë si qytetarë kur fillojmë dhe mendojmë të kontribuojmë për vendin tonë, duhet të jemi falënderues dhe mirënjos gjakut deshmorëve, sepse pa luftën e shenjët të UÇK-së dhe gjakun e deshmorëve, ne sot nuk do të gëzoshëm as shtetin as pozitat që kemi. Me lirinë e Kosovës janë çliruar të gjithë qytetarët e Kosovë, pa dallim race, pa dallim nacionaliteti dhe pa dallime relegjioni, Zoti e Bekoftë Kosovën, Lavdi Deshmorëve, dhe uroj që kjo fushat të jetë demokratike dhe fer” ka thënë Rrahmani.