11,09,2025

Ndërtohet sistemi i ri i furnizimit me ujë të pijes për fshtarat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive

Must Read

Ferizaj.21.09.2017. Banorët e fshatrave Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive si dhe fshati Surqinë nga sot do të kenë mundësi të furnizohen më mirë me ujë nga sistemi i ri  i ujësjellësit.
Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organiztën CDI dhe Minisitrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë ndërtuar një sisiem të ri pompimi i cili është përuruar sot në fshatin Surqinë.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ishte sot për vizitë tek sisitemi i ndërtuar në fshatin Surqinë tha se po i gëzohet edhe një projekti që do të përmirsojë jetën e qytetarëve të kësaj ane.
“Jemi sot në fshatin Surqinë në sisitemin e pompimit ku janë bërë edhe shpimet e ujit ku sistemi i të cilave sjellin nga 13 litra ujë në sekond , sasi të ujit këto që barten në rezervarin kryesor në kodrën e Gllavicës ku më pas shpërndahet ai ujë në fshatrat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive ndërsa më vonë këtu do të kyqen edhe fshatrat Pojatë, Softaj deri në pjesën e ulët të Rahovicës . Është një projekt me rëndësi tepër të madhe për sigurimin e ujit të pijes ngase zgjidh shumë telashe me të cilat janë përballur këta banorë të pjesës veriore të komunës.
Ne po punojmë që edhe fshatrat Bibaj e Fshati i Vjetër si dhe Gremja do të bëhen me ujë shumë shpejt dhe kështu gradualisht po përmbyllen problemet me ujin e pijes në rrafshet rurale dhe ato urbane brenda pak muajsh” deklaroi kryetari Svarqa

Edhe drejtori i kompanisë rajonale e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë “Bifurkacioni” shpjegoi se sasia e ujit do të jetë me ë mirë dhe këta banorë do të pijnë ujë të kontrolluar nga Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik dhe do të menaxhojë gjithë këtë furnizim me kapacitetet që ka.

Ndërtimi i sistemit të ri të pompimit për këto fshatra ka pasur një kosto prej 936 mijë eurosh ku 180 mijë euro ka dhënë organizata CDI , 100 mijë euro Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa pjesën tjetër tgë mjeteve i ka dhënë komuna e Ferizajt, kurse punët për realizimin e këtij projekti janë kryer nga kompania “Rahovica Company”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img