26,11,2024

Komuna rrënon fabrikën që ishte e ndërtuar në pronë komunale

Must Read

Ferizaj.21.09.2017. Fabrika e detergjenteve ‘’Star detergjent’’, e ndërtuar në zonën industriale të fshatit Babush, u rrënua nga komuna e Ferizajt. Toka në të cilën ishte e ndërtuar kjo fabrikë është e komunës së Ferizajt, të cilën kjo e fundit ia kishte dhënë në shfrytëzim për 10 vjet Gëzim Gashit. Ai thotë se i është përmbajtur në tërësi kontratës së nënshkruar me komunën, përveçse në dy vitet e fundit nuk ka mundur të punoj pasi ka qenë për tretman mjekësor jashtë shtetit. Gashi konsideron se ky veprim i komunës është politik.

“Ky rrënim po ndodhë sigurisht për çështje partiake, sepse unë marrëveshjen dhe kontratën me komunën e kam deri në vitin 2019, kështu që këta sipas asaj që kam dëgjuar kanë thënë pse nuk kam bërë një aplikim për mandatin tjetër për 90 vjet, do të thotë që unë kam pas afat edhe dy vite të tjera, unë e kam zbatu kontratën, e kam ndërtu objektin, pastaj investimet, fabrika është brenda ku e kam bërë prodhimin e detergjenteve, nuk më kanë njoftuar asgjë, unë kam qenë në Gjermani për shkaqe shëndetësore dhe kjo është arsyeja që kam qenë dy vite atje, kështu që dy vitet e fundit nuk kam punuar”,tha Gashi.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt Shemsedin Sojeva, thotë se është Kuvendi Komunal ai i cili ka vendosur për t’ia marrë pronën publike Gëzim Gashit, sepse ai nuk i është përmbajtur planit dinamik që kishte prezantuar. Drejtori Sojeva thotë se jo vetëm Gashi, por të gjithë ata që gëzojnë prona komunale dhe nuk iu përmbahen kontratave do t’iu merren pronat.

“Në seancën e majit në Kuvendin Komunal është votu që ajo pronë t’i merret Gëzim Gashit dhe t’i jepet në shfrytëzim palës tjetër, në bazë të planit dinamik të cilin e ka paraparë zotëria në fjalë nuk i është përmbajtur. Ne sa herë kemi shkuar në vizitë nuk ka qenë askush, pse zotëriu nuk na ka dërguar një shkresë se jam në Gjermani kështu e kam gjendjen dhe ne e kishim kuptu, por ne nuk kemi pasur asnjë lajmërim se ku gjendet zotëria apo me na dhënë sqarime pse nuk është punuar aty, ne e kemi dokumentacionin, jemi të vetëdijshëm, e dimë edhe për të tjerët nuk është bërë këtu diskriminim edhe bizneset e tjera të cilat kanë përfitu mos t’i gëzohen faktit se kanë marr pronën për 90 vite se nëse nuk punojnë, nuk zhvillojnë aktivitetin e vetë dhe planin dinamik që kanë paraparë edhe ata e njejta gjë do t’i pres”, tha Sojeva.

Muaj më parë, Kuvendi Komunal i Ferizajt kishte marrë vendim që disa personave që kishin përfituar prona komunale t’ua ndërpres kontratën për shkak se nuk i ishin përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar me komunën, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img