27,11,2024

60 stundentë ferizajas nisen për një vizitë studimore në Itali

Must Read

Komuna e Ferizajt në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme me komunën e Ternit të Italisë ka dërguar sot rreth 60 nxënës maturantë, për një vizitë studimore disa ditëshe në pjesë të ndryshme të Italisë.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u ka dëshiruar rrugë të mbarë dhe ka uruar që këta nxënës të marrin sa më shumë njohuri gjeografike , historike e kulturore në Itali si dhe të tregojnë atje se shkollat tona po ashtu kanë nxënës të zellshëm e elitar.
“Në nisje të këtyre studentëve është një moment i veçantë për ne si institucione lokale dhe për vet prindërit e maturantët që po udhëtojnë. Shkuarjen e tyre në Itali e vlerësojmë si një projekt mjaft të rëndësishëm për faktin se këta nxënëns do të kenë mundësi të vizitojnë në mënyrë të organizuar për herë të parë vende jashtë Kosovës e Shëqipërisë. Ne jemi të binjakëzuar me qytetin e Ternit dhe këta nxënës do të kenë mundësi të njihem me vlerat e përgjithshme të atij rajoni si ato muzeale , kulturore , arsimore e socilae” tha kryetari Svarqa duke uruar e përshëndëtur një nga një të gjithë këta nxënës.
Kryetari Svarqa ka vlerësuar se falë zemërgjerësisë së qytetarit të nderit të Ferizajt Don Sandro Shaboletës po realizohen shumë projekte të dobishme për qytetarët e komunës së Ferizajt.
Ai ka përmendur se e ka gëzuar pa masë edhe regjistrimi i 9 studentëve ferizajas para pak ditësh në njërin nga universitetet italiane.
“Unë jam krenar dhe i emocionuar që ne nxënësve tanë po ua japim mundësinë që të përzgjedhin edhe Italinë për studimet e tyre siç është rasti 9 nxënësve tanë të cilët janë pranuar që të gjithë në Universitetin e Perugjas në Itali për të studiuar drejtime të ndryshme deficitare për të cilat ka nevojë komuna e Ferizajt dhe Kosova. Unë jam i sigurtë që dijet tona do të jenë konkurente me ato të shkollave të shteteeve të zhvilluara të Evrpoës siç është me këtë rast Italia” potencoi kryetari Svarqa.
Ai bashkë me Don Viktor Sopin drejtor general i organizatës “Caritas Kosova” kanë shkëmbyer biseda të këndshme edhe me disa nga prindërit që po shoqëronin fëmijët e tyre dhe kanë dhënë zotimin se ky projekt i kësaj natyre nuk do të jetë i vetmi, por do të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme.
Ndërkaq nxënësit që po udhëtonin kanë falënderuar komunën për mundësimin e kësaj vizite të bukur drejt Italisë. Njohja me bashkëmoshatarë e vende të ndryshme për ta është një mundësi më shumë që perspektiva zhvillimore për botën e jetën të jetë sa më e plotësuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img