11,09,2025

25 fermerë ferizajas përfitojnë dredhëz industriale të varietetit “Senga-Sengana”

Must Read

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, në krye me drejtorin Ismet Vranovcin, kanë bërë shpërndarjen e dredhëzave për fermerët ferizajas.
Ky projekt është i parë i këtij lloji në Komunën e Ferizajt, dhe po realizohet në bashkëfinancim edhe të USAD-it amerikan, ku USAD-i ka bërë shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë, ndërsa komuna po bën shpërndarjen e dredhëzës industriale.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Ismet Vranovcit, komisioni i përcaktuar për shpërndarjen e fidanës së dredhëzës ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer, ku ka bërë përzgjedhjen e 25 fermerëve të cilin kanë përfituar nga 10 mijë fidanë të dredhëzës për secilin fermerë, ndërsa ata do të mbjellin rreth 20 ari tokë me këtë kulturë.
“Na e kemi bërë këtë projekt më USAD-in duke marr parasysh edhe ekonominë, por edhe çmimin e tregut të dredhëzave. Është një kulturë e re në komunën e Ferizajt për arsye se kjo është dredhëzës industriale dhe përdorët për industri, por mund të mund të përdoret si e freskët për ushqim. Karakteristike e saj është që kjo kulturë, duhet të grumbullohet menjëherë dhe duhet të dërgohet në depo. Ekziston marrëveshja në mes fermerëve dhe partnerit strategjikë që e ka përzgjedhur USAID-i dhe ekzistojnë kontrata që janë nënshkruar nga tri palët nga Besina-G – komuna dhe nga fermerët, dhe të gjitha prodhimet e tyre, ato do t’i dorëzojnë aty, ndërsa çmimin e përcakton tregu dhe ne nuk mund të ndikojmë tek çmimi”, është shprehur Vranovci.
Edhe fermerët ferizajas u shprehën tejet mirënjohës ndaj komunës së ferizajas, për shpërndarjen e kësaj fidane. Thanë se me këtë do të ngritët edhe mirëqenie e familjeve të tyre.
U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 48 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img