Ferizaj.16.09.2017. Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në dalje të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje të një tejkalimi me ç’rast dy vetura janë goditur në pasqyre, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre meshkuj, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë”- njofton tutje policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.09.2017 -15:07. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje te një tejkalimi ku vetura e tyre me veturën e dy viktimave meshkuj shqiptar janë goditur me pasqyre , njeri nga te dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimave me ç’ rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit , ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi . Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e cal 7.65 mm me mbishkrimin ,, Girsan’’dhe tjetra ,, Ekol Tuna’’ e cal. 8 mm Me urdhër te prokurorit tre të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.