Nëse e keni hapur këtë shkrim dhe po e lexoni, do të thotë se ende besoni, ose së paku ende keni dëshirë të besoni, dhe kjo pa dyshim është një tregues i mirë.
Besoni që gjërat mundë të ndryshohen dhe se ende ka shpresë, shpresë e cila me gjasë është përkufizuar në gjeneratën e re. Unë ju duartokasë për këtë. Ky shkrim nuk ka për qëllim dhe nuk dua që tingëlloj si një manifest politik, e aq më pak një propagandë për këtë apo për atë parti, por për një gjë dua të propagandoj: për qytetin tonë! E di! Sot për sot është e vështirë t’I bindësh njerëzit se gjërat mundë të ndryshojnë , derisa në realitet një gjë e tillë është e mundur. Unë nuk jam ndalur së besuari, prandaj ju ftoj të besoni edhe ju. Për të arritur te ndryshimet positive, përvec se duhet përpjekje me mish e me shpirtë, duhet gjithashtu të besojmë fuqishëm se bashkë mundë t’ia dalim. Fiton vetëm Ai që beson se mundë ta bëjë.
Për nga natyra jam person që mundohem ta shoh gotën gjysmë të mbushur, por kjo s’mjafton nëse të tillë nuk e shohim të gjithë ne, dhe ja ku jemi tek pika kryesore e kësajë letre: MOS I HUMBNI SHPRESAT dhe besoni në GJENERATËN E RE e cila jam I bindur që nëse merr përkrahjen tuaj, ka me qenë mburrja e shtetit. Politika është një makinë mjaft komplekse ku shpesh’herë idealet janë utopi dhe idetë mbesin pa të ardhme, megjithatë, është thuajse e vetmja mënyrë ku ne mundë të bëjmë vërtetë përpjekjet tona për ndryshim. Gjenerata e re është një project, është shpresë dhe përqafohent nga të gjithë ato gra dhe burra që e duan ndryshimin në këtë vendë.
Unë nuk jam këtu për të tërhequr paralele, për të peshuar rezultate, apo për të kritikuar dikend për dështime e keqqeverisje, atë e dini më së miri ju. Kam vendosur që kritikën ta lë në bashkjetesë me të kaluarën , dhe punën ta bëj bashkudhëtar me të ardhmen dhe ndryshimin, duke dëshmuar kështu qasjen moderne të një gjenerate të re, të një modeli të ri politik, të një politike me dinjitet e moral, elemente këto që ishin gati të zhdukeshin jo vetëm nga politika! Unë besoj te politika si shërbim, dhe kjo është pikënisja ime politike. Italianë thonë: “Roma non fu fatta in un giorno” që do të thotë se Roma nuk është bërë në një ditë, dhe nisur nga kjo, them se as qyteti e shteti ynë nuk mundë të bëhen në një ditë, por një ditë mundë të filloj gjithcka, dhe kjo ditë po vjen me gjeneratën e re. Pra, le të jetë gjenerata e re ajo që dikton rrjedhën e zhvillimeve politike, që është largë mentalitetit paragjykues, që lufton militantizmin partiak dhe I jep përparësi meritokracise, që s’bënë dallime raciste, gjinore, komëtare e fetare. Një gjeneratë që kultivon vlerat e përgjithshme shoqërore dhe me rrespektin maksimal I renditë ato në vendin më meritor.Një gjeneratë që është në hap më kohën dhe zhvillimet nëpër botë, duke qënë pjesëmarrëse në sfera të ndryshme dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër imazh, atë të një vendi të vogël që di dhe ka kapacitete të prodhoj yje në fushën e muzikës, Gjudos, Futbollit etj., dhe duke sjellë këtu bashkë me suksesin dhe imazhin një krenari dhe një entuziazëm të pa shoq. Ky është treguesi më I mirë që gjenerata e re e do shansin dhe nuk ka asnjë dilemë që suksesi dhe e ardhmja është aty, me ta.Tani mundemi. Të nisemi nga këtu me gjeneratën e re.
Autor: Arber Ibrahimi
Një gjeneratë që është në hap më kohën dhe zhvillimet nëpër botë, duke qënë pjesëmarrëse në sfera të ndryshme dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër imazh, atë të një vendi të vogël që di dhe ka kapacitete.