27,06,2025

Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje kosovare

Must Read

Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch.

Në makinën e ndaluar ishte një shqiptare nga Kosova, 26 vjeçare.

Bashkë me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, shkruan albinfo.ch. Makina  tjetër që po shkonte në drejtim të Brugut ka përplasur me tërë fuqinë mjetin që ishte ndalur aty.

Makinën që shkaktoi aksidentin e drejtonte një 31 vjeçar, po ashtu shqiptar nga Kosova. Gruaja dhe burri që ishin shoferë dhe fëmija 9 vjeçar kanë pësuar plagë të lehta ndërsa vajza 8-vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.Dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen në disa mijëra franga.

Prokuroria Publike e Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti.

Ndërsa policia i ka marrë patentën shkaktarit të aksidentit./syri.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna, Xhemile Murati kandidate për Kryetare të Ferizajt

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img