18,05,2024

RTK: Arrihet marrëveshja PAN-AKR (Video)

Must Read

Burime brenda koalicionit PAN dhe AKR’së bëjnë me dije se tashmë është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në mes koalicionit PAN dhe partisë së Behgjet Pacollit.

Burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se para pak çastesh është arritur kjo marrëveshje.

Ndërkaq, zyrtar të AAK-së thanë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten. RTK

————————————————————————————————————

Bahtiri mohon të ketë marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se sonte nuk është arritur asnjë marrëveshje mes koalicioni PAN dhe AKR-së.

Lajmin i cili po qarkullon nëpër disa media online, që sonte është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes PAN-it dhe AKR-së, Bahtiri e ka mohuar.

“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Bahtiri për Koha.net.

Para pak çastesh televizioni publik ka raportuar se mes koalicionit PAN dhe AKR-së, është arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por një gjë e tillë u mohua.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img