29,11,2024

Qeveria e Kosovës i ndan 100 mijë dollarë për Hjustonin në mbledhjen e radhës

Must Read

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e radhës, mund të marrë vendim për ndarjen e 100 mijë dollarëve për t’i ndihmuar Hjustonit pas urganait Hardvey që la të vdekur 45 persona dhe shkaktoi dëme qindra milionëshe.

Kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve e ka bërë Presidenti Hashim Thaçi, në një status në FB. Shefi i Shtetit ende zyrtarisht nuk i është drejtuar Qeverisë për të marrë një vendim të tillë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili ka thënë se pasi ta marrin kërkesën do të vendosin bazuar në limitet buxhetore që ekzistojnë.

“Nuk kemi asnjë kërkesë tillë dhe nuk kam dëgjuar për një kërkesë të tillë”, ka thënë Krasniqi, për Express, kur është pyetur për kërkesën e Presidentit.

Sidoqoftë, përgjegjësi kryesor i kuletës së Shtetit ka thënë se me një kujdes maksimal mund të ndajnë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani.

“Qeveria mund të vendosë në mbledhjen e radhës. A ka mjete? Unë kam thënë se mjetet janë shumë të reveruara për shkak se nuk ka pasur rishikim të buxhetit. Nuk kemi mundur të mbushin rezervën. Duhet kujdes maksimal. Por, do të shohim në Qeveri, ta diskutojmë dhe nëse e shohim të arsyeshme e marrim vendimin”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Sidfoqoftë, Thaçi i ka kërkuar, sot, Isa Mustafës t’i ndajë 100 mijë dollarë për t’i dërguar në Hjuston pas uraganit Harvey, ku ka pasur dhjetëra viktima dhe shkatërrime të mëdha. Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por, ka thënë se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës.

“Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë. Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar. Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ka thënë Presidneti, transmeton Express.

“Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img