17,05,2024

Hiqet imuniteti, amerikanët hyjnë në misionin rus në SHBA

Must Read

Shefi i misionit tregtar rus në Washington, Aleksandar Stadnik, ka konfirmuar për TASS se sipas fjalëve të autoriteteve amerikane, misionit të ndërtesës i është hequr sonte imuniteti diplomatik.TASS më herët ka bërë të ditur se amerikanët po bëhen gati të bastisin misionin tregtar rus në Washington dhe se këshilltarit të ambasadës amerikane në Moskë, Antony Godfree, lidhur me këtë i është dorëzuar nota e protestës.“Teknikisht, bastisjen do ta kryejë Departamenti i Shtetit”, tha zëdhënësi i Ambasadës ruse, Nikolaj Lakonin për TASS.Më herët Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se shërbimet speciale amerikane planifikojnë që sot të kryejnë bastisje në Konsullatën ruse në San Francisko, e cila po ashtu është mbyllur me kërkesë të autoriteteve amerikane, si dhe banesat e përfaqësuesve diplomatikë rusë.Mbi Konsullatë është vërejtur tym dhe spekulohet se “rusët kanë djegur dokumentet”, shkruajnë mediat ruse.Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë këto informacione.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img