Studiuesit mjekësor kanë ndërmarrë një hap drejt zhvillimit të një testi që mund të zbulojë nëse një person ka sëmundjen e kancerit, përpara se të shfaqen shenjat e para.
Një grup i okologëve në Qendrën për Trajtimin e Kancerit Johns Hopkins Kimmel, kanë zbuluar se qelizat e vdekura të tumorit, lirojnë një sasi të ADN-së së tyre në trupin e pacientit, gjë që pas së cilës mund të realizohen të gjitha testimet. Testi i gjakut ishte mëse i sigurt për të konfirmuar një diagnozë kanceri tek pacientët, të cilët kishin njërin nga katër kancerët më vdekjeprurës në botë – kancerin e gjirit, kolonës, mushkërive dhe vezorëve, shkruan Daily Mail, transmeton .