14,09,2025

Dy persona sulmuan fizikisht gruan e Blerand Stavilecit

Must Read

Prishtinë. 17.08.2017. Persona të panjohur rreth orës 14:00 e kanë sulmuar gruan e ministrit duke i shkaktuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar për trajtim në QKUK. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe policia rajone e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën V. S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia njofton se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img