27,11,2024

Fytyra është pjesa e cila plaket më së shpejti, por kështu mund ta parandaloni atë

Must Read

Plakja e lëkurës ndikohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja luajnë rol kyç në procesin e plakjes.

Disa pjesë të trupit, siç është zemra dhe truri, rinohen më shpejt dhe teknikisht janë më të ri, transmeton Telegrafi.

Por përderisa nuk ekziston një gjë e tillë si shatërvani i rinisë, prapëseprapë ju mund ta zvogëloni procesin e plakjes duke bërë ndryshme të caktuara në stilin e jetës dhe në mënyrën e të ushqyerit.

Stresi, toksina dhe mungesa e ushtrimeve fizike ndikojnë që trupi juaj të plaket më shpejt, por jo të gjitha pjesët e trupit plaken me të njëjtin ritëm.

Fytyra, njëjtë sikurse duart, është pjesë e trupit e cila vazhdimisht i ekspozohet faktorëve të jashtëm. Përveç se është një nga pjesët e trupit që plaket së pari, shenjat e plakjes janë më të dukshme në fytyrë sesa në ndonjë zonë tjetër të trupit.

Rrudhat, linjat e shprehjes së fytyrës, etj., mund të shfaqen më herët nëse lëkura e fytyrës nuk ka lagështi të mjaftueshme çdo ditë dhe nëse nuk i bindeni një diete të shëndetshme dhe të balancuar.

Por, si ta parandaloni këtë?

Mjafton të mos e harroni rëndësinë e të pastruarit fytyrën dy herë në ditë, e gjithashtu të aplikoni produkte të cilat janë kundër plakjes, krema lagështie dhe krem për mbrojtje nga dielli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img