11,09,2025

Pak gjasa që edhe më 2018 të rritet paga minimale prej 170 eurosh

Must Read

Këshilli Ekonomiko-Social ka dështuar për vite të tëra të rrisë pagën minimale në vend, e cila qe kategorizuar në dy nivele që në kohën e ministrit Rashiq, raporton KTV.

Kreu i BSPK’së, Haxhi Arifi, ka një tjetër shpjegim rreth dështimit të ngritjes së pagës minimale në vend.

Ai thotë se fokusi i organizatës së tij ishte largimi i kuotës diskriminuese për të rinjtë nga 35 minimale e të cilëve ishte përcaktuar të jetë 130 euro.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të EUROSTAT’it, të publikuara në fillimin e këtij viti, Shqipëria ka pagën më të vogël në Ballkan me 155 euro, e pasuar nga Kosova me 170 euro.

Pagën minimale më të madhe në rajon e ka Sllovenia me 805 euro, pastaj Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro dhe Maqedonia me 231 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img