Kërkohet zgjidhja e statusit të Sanxhakut

Deklarata Sjenicës është bërë në vitin 1917 gjatë pushtimit të Serbisë kur prefektët dhe kryetarët e 12 komunave të Sanxhakut miratuan dokumentin me të cilin nga Austro-Hungaria kërkohej që Sanxhaku të shkëputej nga Serbia e Mali i Zi dhe t’i bashkohej Bosnjë e Hercegovinës, përkujtojnë medie serbe.“Ftoj Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, OSBE-në që të gjejnë mënyrë që popullit boshnjak, që është popull autokton në Sanxhak, i cili i ka të gjitha atribute popullit, ka kulturën e vet, gjuhën, fenë, që ka qenë korpus unik kombëtar me boshnjakët e Bosnjës, të jemi pjesë në zgjidhjen paqësore të krizës jugosllave dhe të rrugës europiane të Serbisë, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë sot Uglanin.“Ne si popull me vetëdija kombëtare, politikisht të zgjuar dhe të organizuar mirë, duam të kërkojmë mënyrë që të zgjidhim statusin e Sanxhakut dhe të boshnjakëve, ka shtuar ai.Uglanin nga bashkësia ndërkombëtare pret të ndihmojë në çështjen e zgjidhjes afatgjate të statusit të Sanxhakut dhe të statusit të boshnjakëve si popull autokton në Sanxhak e që aktualisht e bën minoritetin shumicë në Serbi e Mal të Zi, ka thënë ai duke nënvizuar se asi popull ka qenë etnikisht i vrarë, i dëbuar dhe i ndjekur .“Në mënyrë europiane mendojmë, në mënyrë evropiane jetojmë, në mënyrë evropiane punojmë dhe aktivisht jemi të përfshirë në të gjitha integrimet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë ai.

Scroll to Top