Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për lajmi.net se shumë shpejt partia e tij do të dalë me listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kuvendarë komunalë.
“Afati ligjor për paraqitje pranë KQZ-së është deri më datën 22. Ne po bëjmë punën tonë brenda forumeve partiake dhe secilës degë që t’i zgjedhim më të mirët”, ka deklaruar Stavileci.
Bëhet e ditur se do të ketë emra të rinj, “300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, u shpreh tutje ai.
“Besoj është çështje ditësh shpallja e këtyre kandidaturave. Edhe për kryetarë edhe për kuvendarë komunalë. Do të ketë edhe risi shumë cilësore me mbi 300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, potencoi mes tjerash Stavileci.