19,11,2024

11 serbët dhe rusët e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit ‘gueril’ që kryente stërvitje në Kosovë?

Must Read

Organet e sigurisë ishin alarmuar në janar të këtij viti, kur televizioni publik transmetoi pamje të stërvitjeve ushtarake që një grup i një klubi stërvitorë po kryente në territorin e Kosovës. Ndonëse, stërvitjet pretendohej se ishin të improvizuara, ajo që shihej qartë ishte se pjesëmarrësit kishin të veshura uniforma të paramilitarëve serbë. 

Megjithëse pas raportimit, siguria në Kosovë ngriti nivelet e vigjilencës, të njëjtën gjë se kishte bërë Ministria e Administratës Publike, e cila një vit para raportimeve i kishte dhënë vetë leje këtij klubi të operonte në Kosovë, shkruan Gazeta Express. 

MAP e kishte licencuar si OJQ këtë organizatë në dhjetor të 2015’ës, me çka i mundësoi kryerjen e stërvitjeve të këtij grupi serb që ngjanin si guerilë, ndonëse pretendohej se vetëm po stërvitnin. 

Por, ‘Airsoft Club Vukovi’ u pezullua së operuari në Kosovë, një muaj pas raportimeve në media për dyshimet rreth operacioneve që zhvillonin brenda territorit kosovar, në zonat kufitare me Serbinë.

Klubi ishte regjistruar me emrin e Momčillo Arllov dhe Vuk Mitrovic. I pari, ka qenë pjesë e strukturave paramilitare serbe, në luftimet e Kroacisë, Bosnjës e Kosovës dhe nxënës i stërvitur në kampet e Arkanit. 

“Vendimi është bazuar në informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë se ekziston dyshimi i bazuar që veprimtaria e OJQ-së “Airsoft Club Vukovi” (AC Vukovi), bie ndesh me interesat e sigurisë, nuk përkon me rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht ka bërë shkeljet të normave juridike të statutit në bazë te cilit është regjistruar”, thuhet në arsyetimin e MAP’it për vendimin për pezullimin e kësaj OJQ’je të nxjerrë më 13 shkurt të këtij viti. 

Shtatë muaj pas këtij vendimi, të mërkurën mbrëma, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 11 shtetas serbë dhe rusë për kalim të paautorizuar të vijës kufitare, në mesin e tyre edhe një e minorene ruse, 15 vjeçare, raporton Gazeta Express. 

Një ditë më vonë, kryeprokurori i Prokurorisë  Themelore të Prishtinës, Imer Beka, foli për dyshimet se 11 të arrestuarit në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, dyshohet se kanë lidhje pikërisht me grupin stërvitor “Airsoft Club Vukovi”. 

“Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta”, citon Kallxo.com tu ketë deklaruar kryeprokurori Imeri.

Policia, kur bëri të ditur për aksionin e arrestimit në kufi të Kosovës me Serbinë, njoftoi se 11 shtetasit serbë dhe rusë të arrestuar, së bashku me automjetet me të cilat po udhëtonin të tipit ‘Mercedes’ kombi ngjyrë e bardhë janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare për intervistim dhe procedim të mëtejmë, dhe sipas procedurave të parapara ligjore lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.

Personat e ndaluar janë; M. P. (1990) M-serb, Z. P. (1969) M-Serb, O. K. (1977) F-Ruse, E. P. (1974) F-Ruse, E. P. (1975) F-Ruse, A. K. (1974) M-Rus, G. P. (1966) M-Serb, M. M. (1980) F-Serbe, A. P. (1975) M-Rus,  V. P. (1991) F-Serbe dhe 15 vjeçarja ruse Y. P. (2002).

Klubi “Airsoft Club Vukovi”, në gusht të 2016’ës kishte organizuar lojën ‘airsoft’ në malin “Koporiçev” të Leposaviqit që ishte emërtuar “Operation Fenix – Kosovo 2016”. Në pamjet që rrodhen disa muaj pas, shiheshin disa nga pjesëmarrësit që mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta. /M.Gj./GazetaExpress/. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img