19,11,2024

“Luciferi” në Europë, i nxehti mbërthen kontinentin

Must Read

Temperaturat në Francë, Spanjë, Itali janë fare pranë 40 gradëve celsius, dhe nuk mungojnë rastet kur i kanë kaluar. 11 vende të Europës Jugore dhe qendrore kanë paralajmëruar banorët dhe turistët që të marrin masa, ndërsa kontinenti përballet me valën brutale të të nxehtit që jo më kot ka marrë nofkën “Luçiferi”.

Edhe vendet më në veri të kontinentit si Gjermania, Britania e të tjera e kanë ndier vapën e kësaj vere, megjithëse jo aq fort sa pjesa historikisht e nxehtë e jugut të Europës. Meteorologët presin edhe disa ditë të tjera të nxehta në vijim, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, shkencëtarët parashikojnë një të ardhme të zymtë të kontinentit të vjetër për sa i takon të nxehtit që lidhet me ndryshimet klimaterike. Sipas një studimi të fundit, nëse nuk bëhet asgjë për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike, në vitin 2100 i nxehti në Europë do të vrasë mbi 150 000 njerëz në vit. Kjo shifër është 50 herë më e madhe se aktualja.

Shkencëtarët thonë se i nxehti do të shkaktojë 99% të viktimave nga moti nëse ne nuk bëjmë asgjë dhe për vetë pozicionim gjeografik, jugu i Europës do të vuajë temperaturat më ekstreme dhe numrin më të madh të viktimave. Parashikime të tilla për pas më shumë se 80 vjetësh padyshim që kanë kritikët dhe skeptikët e tyre, por ndërsa ndryshimet klimtarike janë tashmë realitet, të qenit i përgatitur nuk është aspak gabim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img