27,11,2024

Kosova afër anëtarësimit në INTERPOL

Must Read

Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme thotë se po bëhet një punë e madhe sa i përket lobimit në mënyrë që t ketë një rezultat pozitiv.

Mjekiqi theksoi se Kosova i ka të gjitha kapacitet e nevojshme për të qenë pjesë e kësaj organizate .

Ndërsa Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thekson se Serbia po lobon shumë fort për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion kredibil ndërkombëtar.

Policia e Kosovës komunikimin me INTERPOL e bën nëpërmjet zyrës për INTERPOL brenda UNMIK-ut. Anëtarësimi në këtë organizatë i ndihmon shumë Kosovës edhe për sa i përket luftës kundër terrorizmit, por edhe shteteve tjera anëtare të INTERPOL-it it që të kenë komunikim më direkt dhe më të shpejtë me institucionet e Kosovës.

Edhe në vitin 2015 Kosova pati aplikuar për rpanim në INTERPOL, por që nuk ka rezultuar pozitivisht.Në datat 26 deri në 29 shtator pritet të jepet vendimi në Pekin të Kinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img