Shkruan;Amir Rexhepi
Brahim Ademi (1973-2001) u lind në fshatin Koshare, të Komunës së Ferizajt.
Si fëmijë ka qenë i dalluar dhe kishte sjellje të mira si në shoqëri po ashtu edhe në shkollë.
Ai lindi më 28 gusht 1973 nga prindërit babai Tefik Ademi dhe nëna Sela Ademi.
Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe të mesmën në Ferizaj në shkollën e mesme teknike.Edhe pse i ri në moshë ai ishte aktiv në zhvillimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në fshat, Ferizaj dhe rrethinë. Brahimi ishte aktiv në demonstratat e vitit 1989 dhe ishte pjesëmarrës në takime që mbaheshin për formimin e UÇK-së. Në korrik të vitit 1998 Brahim Ademi me shokë ju bashkua Ushtrinsë Çlirimtare të Kosovës.
Disa herë ishte në Shqipëri për armatin dhe është kthyer në zonën e Nerodimës, ku ka qenë pjesmarrës në Epopen e Jezercit, pastaj ka vepruar në Mollopolc, në Dramjak, Slivovë. Me 15 janar në maskarën e Reçakut Brahimi bashkë me shokë i tërhoqen kufomat e masakruara në mënyrë që mos të mbëteshin në dorën e armikut, sepse armiku dëshironte t’i merrte kufomat për t’i humbur gjurmët e krimit.
Brahimi ishte i rreshtuar në Brigadën 161 të Ahmet Kaçikut. Pas përfundimit të luftes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Brahimi ishte i angazhuar si përgjegjës i një njesiti të TMK-së për dy vite. Brahimi duke parë gjendjen në të cilen ndodheshin vëllezërit tanë në Maqedoni, ai me disa shokë e shoqe te luftës, nisen drejt Shqipërisë që të kalojnë në Maqedoni, së bashku me Brahimin ishin, Hyrë Emini, Vjollca Fazliu, Komandant Tahir Sinani nga Tropoja e Shqipërisë, e disa shokë të tjerë, kalojnë në Maqedoni dhe e formojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Malet e Korabit dhe rrethinë të Gostivarit, formohet Brigada 116.
Me 29 korrik të vitit 2001 ranë dëshmorë, Komandanti Tahir Sinani, Hyrë Emini nga Ferizaj, Brahim Ademi nga fshati Koshare Ferizaj, Naser Ademi nga Negotina e Pollogut Maqedoni, Hisë Fazliu nga Bajnica e Gostivarit dhe plagosen Vjollcë Fazliu dhe Hajrush Fejzulli, e cila njihet si pesëshja e Gostivarit. Pas rënjës janë varrosur në Malet e Korabit, pas perfundimit të luftës janë zhvarrosur dhe janë rivarrosur.
Komandanti Tahir Sinani është rivarrosë në varrezat e dëshmorëve në Landovic të Prizrenit, kurse Brahim Ademi dhe Hyrë Emini janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Naser Ademi është varrosur në vendlindje në Negotin të Pollogut në Maqedoni, kurse Hisa Fazliu në vendlindje Bajnic të Gostivarit.
Në vitin 2013 në vendlindjen e Brahim Ademit në fshatin Koshare, iu ngrit shtatorja.