KRU “Bifurkacioni” rikujton konsumatorët për faljen e borxheve
KRU “Bifurkacioni” rikujton Konsumatorët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve.
KRU “Bifurkacioni” ftonë të gjithë konsumatorët përfitues që të paraqiten në zyrën për konsumatorë dhe të përfitojnë nga falja.Afati i fundit për faljen e borxheve është deri më 1 SHATOR 2017.
Po ashtu në njoftim thuhet që të gjithë ata konsumatorë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me Kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj.
Luten konsumatorët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRU “Bifurkacioni” për të mos përfunduar tek përmbaruesi.
KRU “Bifurkacioni” po ashtu apelon tek konsumatorët për kursimin e ujit.
Zyrtarë nga kjo kompani bëjnë të ditur se do të dënohen keqpërdoruesit e uji të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.