Ferizaj.23.06.2017. Me të holla që u grumbulluan nga minimaratona e vrapimit që u mbajt në Ferizaj më 10 qershor, Policia rajonale e Ferizajt, ndihmoi me pako ushqimore dhe me nga 50 euro, 10 familje skamnore të komunës së Ferizajt.
Zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Ferizaj, majori Basri Shabani ka bërë të ditur se familjet janë përzgjedhur në bashkëpunim me Qendrën për punë dhe mirëqenie sociale.
Edhe familjet që përfituan të mira materiale u shprehën mirënjohëse ndaj Policisë së Ferizajt. Thanë se po jetojnë në kushte të vështira sociale dhe pa të ardhura.
Në minimaratonën e vrapimit që u mbajt në Ferizaj, organizuar nga Policia rajonale e Ferizajt, kishin marrë pjesë 400 veta. Aty ishin tubuar 1. 710 euro. 1 mijë euro u harxhuan për familje nevojtare, kurse 710 euro të tjera do t’u ndahen disa policëve me kushte jo të mira ekonomike ose me probleme shëndetësore.