06,05,2024

Grainca thotë se LDK ia ka mbyllur derën PAN’it

Must Read

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në “D+” ka thënë se nuk ka disponim që të shkohet me ‘PAN’, deri sa dera hapur i lihet VV-së.

“LDK tani është në fazën e diskutimeve dhe reflektimeve të brendshme. Ende nuk është marrë ndonjë vendim se me kënd të shkohet në koalicion.  Mirëpo, eksiton një disponim i shumicës së deputetëve që të mos shkohet me PAN’in. Shumica mendojnë se me PDK nuk mund të shkohet më në bashkëqeverisje. Kjo gjë veç është mbyllur”, ka thënë Grainca.

Ai ka treguar se LDK mund të jetë më e përafërt me Vetëvendosjen.

“ Sa i përket VV mund te këtë diskutime. Por edhe me këtë parti kemi dallime. Mirëpo, besojmë dhe shpresojmë se mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img