Shkruan: Hanife Salihu
Lista serpska, paska filluar të vë kushte partive të shumicës së popullatës në Kosovë. Me siguri qenkan “frymëzuar” me zgjedhjen e Kryeparlamentarit Shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, z. Talat Xhaferit. Por, siç po shihet, paskan qenë nën ndikime emocionale dhe gjetjën e mënyrës së realizimit të qëllimeve të tyre të errëta e keqadashëse kundrejt Kosovës dhe popullit të saj autokton. Ata paskan menduar verbërisht duke e kërkuar pozitën e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Por, sikurse të kishin menduar me mendje të shëndoshë dhe pa emocione tendencioze nuk kishin ardhur fare te ky konkluzion. Përkundrazi, do duhej t’ia vënin gishtin kokës dhe të reflektonin drejt. Nuk mund të tërheqen paralelizma mes shqiptarëve në Maqedoni dhe serbëve në Kosovë. Ky nuk mund të jetë krahasim real, pasi që, shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Kosovës shumë gjëra i dallojnë në vendet ku jetojnë, e këto gjëra janë:
- Shqiptarët e Maqedonisë janë autokton në Maqedoni
- Shqiptarët në Maqedoni ishin të robëruar, nuk kishin liri.
- Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë afër 50 % të popullatës
- Shqiptarët në Maqedoni me votë i siguruan ulëset në Kuvendin e Maqedonisë
- Shqiptarët në Maqedoni bëjnë përpjekje që vendi të anëtarsohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare E në anën tjetër serbet e Kosovës:
- Serbët në Kosovë nuk janë autokton
- Serbët në Kosovë erdhën si pushtues
- Serbët në Kosovë as 5% të popullatës nuk e përbëjnë
- Serbëve në Kosovë iu kanë rezervuar vendet në Kuvendin e Kosovës (iu kanë falur ulsët në Kuvend)
- Serbët në Kosovë bëjnë përpjekje që Kosovën t’a pengojn në hapjën e rrugës në organizatatë ndërkombëtare
Serbët në Kosovë janë kolonizator që veç dëme i kanë sjell Kosovës. Këtë vazhdë të dëmeve po e vazhdojne ende duke paralajmruar bllokime të proceseve politike
Ky yrysh ka me i bë keq atyre në radhë të parë, por edhe këte yrysh e zgjedhim me mjete paqësore. E kështu që serbët e Kosovës, le t’i mendojnë gjërat me kokë të ftohur, e me arsyeshmëri në mënyrë që të mos “koritën”!