26,11,2024

Diskursi i fushatës zgjedhore po ndryshon në Kosovë

Must Read

Shkruan : Hanife Salihu

            Fushata zgjedhore e  zgjedhjeve  të parakohshme që u mbajtë me 11 qershor të këtij viti ka ndryshuar dukshëm, për të mbarë.  Ishte një fushatë e cila tregoi një kulturë të pluralizmit dhe të demokratizimit në Kosovë. Gjuha fyese dhe denigruese ishte e përmbajtur si në aspektin medial të debatetve (me ndonjë përjashtim) po ashtu edhe në takim me qytetarët.

           Kam qenë pjesmarrëse thuajse në të gjitha tubimet e fushatës zgjedhore të PDK-s në Komunën e Ferizajt. Në asnjë tubim me qytetarët, që ka mbajtur  PDK në Ferizaj nuk ka atakuar asnjë subjekt politik dhe kandidat të partive të tjera. Të tre kandidatët për deputet nga Ferizaj dhe herë pas here pjesë e tubimeve ka qenë edhe kandidati për deputet nga Komuna e Kacanikut, të gjthë këta kandidat kanë shpalosur platformën e PDK-s dhe anagzhimet e tyre në të mirë të qyetetarëve dhe të vendit, duke pasur parasysh që Kosovën e presin zhvillime të rëndësishme politike.

                    Po ashtu, tubimet nuk ishin të përmasave të mëdha siç jemi mësuar t’i shohim në të kaluarën , pasi që,  qytetari ka ndryshuar dukshëm duke shkuar drejt modelit të botës Evropiane të zgjedhjeve që mbahen atje. Tani më Kosova po shkon rrugës,  ku votuesi, sovrani merret me platformën e partisë politike. Por, në këto zgjedhje , përveç platformës politike  është shikuar edhe Lideri. E këto dyja, në këto zgjedhje, e kanë nxjerr Kryetarin e PDK-s , z. Kadri Veselin më të votuarin në vend.  Sfida e radhës  në zgjedhjet  e ardhshme mbetet ndarja e Kosovës në zona zgjedhore. Por e di që, në zgjedhjet lokale që do të bahen në vjeshtë të këtij viti është e pamundur të realizohet. Por, gjithësesi, pas katër viteve kur do të mbahen zgjedhjet, Kosova duhet të ndahet në zona zgjedhore, në mënyrë që kandidatëve t’iu mundësohet fushata zgjedhore vetëm me votuesit e zonës së vet, të merren dhe platformën e subjektit politik, ta shtjellojn gjërsisht atë. Kështu që gara  mbrenda kandidatëve të subjektit politik eliminohet dhe rritet gara në mes kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike që garojnë në zgjedhje. Dhe po ashtu, e gjithë barra nuk bije mbi  Liderin e Subjektit Politik, Degët e Partive politike mobilizohen  më fuqishëm në mënyrë që të përfaqësohen në Kuvend  dhe eliminohet mundësia e Degëve që kanë përqindje të ulët të votuesve të përfaqësohen në Kuvend.

           Prandaj, uroj dhe shpresoj, që kjo të ndodhë pas katër viteve kur do të kemi zgjedhje nacionale . Por, gjithësesi se do t’i uroj dhe përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit të 2017-të!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img